
SHËNGJIN- Aktivistë të shoqërisë civile në Itali dhe Shqipëri kanë demostruar kundër dhunës së të drejtave të njeriut, pas dërgimit të emigrantëve që u kapën në Itali në kampin e Gjadrit në Shëngjin. Aktivistët kanë protestuar pasi në vendin tonë anija “Libra” e marinës italiane, transportoi dy kontegjenë të emigrantëve nga vende afrikane dhe aziatike në vendin tonë.
Ata më pas u rikthyen në vendet e origjinës, pasi Gjykata e Ronës rrëzoi vendimin e qeverisë italiane.
Gjykata e Romës tashmë e ka dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkobëtarë të Drejtave të Njeriut, dhe marrëveshja ka mbetur pezull. Deri në momentin që të merret një vendim, kampi i Gjadrit është bosh dhe personeli italian u rikthye në vendin e vet. /ZËRI