
ROMË- Qeveria italiane nuk heq dorë nga operacioni i dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe ka vendosur të bëj disa ndryshime në trupat gjykuese të çështjes. Sipas “Ansa”, çështja e emigrantëve nuk do të jetë më në dorën e gjyqtarëve të seksionit të emigracionit të gjykatës së Romës, e cila deri më tani ka kthyer në Itali 19 emigrantë që u sollën në kampin e Gjadrit nga Meduza.
Po ashtu, Gjykata e Romës vendosi që ta dërgojë këtë çështjen në Gjykatën Evropiane, në mënyrë që ajo të jap verdiktin e saj në lidhje me vendet e sigurta. Relatorja Sara Kelany dorëzoi në Gjykatë kërkesën për ndryshimin e trupës gjykuse. Sipas qeverisë italiane gjyqtarët në fjalë janë kritikues të ashpër dhe paragjykues ndaj emigrantëve dhe refuzojnë kërkesat e qeverisë, duke u kthyer në një pengesë për çështjen.
Plani i ri i mazhorancës italiane është është amendamenti i Kelany që në dekret modifikon ligjin 46 të 2017 duke e zhvendosur juridiksionin mbi vlefshmërinë e paraburgimeve në Gjykatën e Apelit Romë nga gjyqtari Giuseppe Meliadò. Kundër vendimit të Gjykatës lejohet ankim në Gjykatën e Lartë të Kasacionit. /ZËRI