
BELGJIKË- Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ekstraduar një ditë më parë nga Dubai në Belgjikë të shumëkërkuarin e drejtësisë Franc Çopjan. Ky i fundit akuzohet se ka porositur vrasjen e Arjan Spahiut allias Ardit Spahiu në Belgjikë. 31-vjeçari nga Elbasai iu dorëzua autoriteteve belge ku pritet të përballet me drejtësinë. Ekstradimi u bë i mundur falë marrëveshjes të ekstradimit që Belgjika ka me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Si ndodhi ngjarja?
Policia e akuzon Franc Çopjan për porositjen e vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në bulevardin “Edmond Machtens”, pranë lagjes së njohur Molenbeek të Belgjikës. Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës. Franc Çopja së bashku me dy vëllezërit e tij Hajdar dhe Ervin Çopja janë pjesë e grupit “Sakati”. Grupi ka marrë këtë emër për shkak se njëri prej vëllezërve është invalid./ZËRI