Aktualitet

Albana Fico largohet nga QSUT, e pason Alma Cani

Ende nuk është konfirmuar nëse largimi i Ficos ka të bëjë me me zjarrin që u aktivizua më 11 shkurt në urgjencën e QSUT.

F.m
Albana Fico largohet nga QSUT, e pason Alma Cani
Albana Fico dhe Alma Cani

TIRANË- Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Vendin e saj do ta zërë Alma Cani, e cila aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Fico e mbante këtë post nga dhjetori i vitit 2021, kohë kur la postin si drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, në momentin kur u caktua për të zëvendësuar në detyrë Enkelejd Jotin. Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Albana Ficos nga ky post. Ende nuk është konfirmuar nëse largimi i Ficos ka të bëjë me me zjarrin që u aktivizua më 11 shkurt në urgjencën e QSUT, që e ka nxjerrë këtë pavion jashtë funksionit.

Poll

MOS HUMB