Aktualitet

Ambasada amerikane njofton ndryshime: Nga data 30 maj do të përdoret një sistem i ri

Sipas njoftimit, aplikantët përmes shërbimit të ri do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.

I.F
Ambasada amerikane njofton ndryshime: Nga data 30 maj do të përdoret
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se duke filluar nga data 30 maj do të përdor një sistem të ri për takimet e vizave. Sipas njoftimit, aplikantët përmes shërbimit të ri do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Ndërsa, bëhet me dije se për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

Ambasada amerikane njofton ndryshime: Nga data 30 maj do të përdoret
Njoftimi

“Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.

Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara”, njofton Ambasada e SHBA-ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB