Aktualitet

“Antikorrupsioni”/ Ekspertët kërkojnë një komision të monitorojë instuticionet aktikorrupsion, Xhafaj: Ku japin llogari?

Kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj tha se duhet një Komision që strukturat dhe instuticionet investigative të japin llogar

I.F
“Antikorrupsioni”/ Ekspertët kërkojnë një
Komisioni Antikorrupsion

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Antikorrupsionit u diskutua për krijimin e një komisioni që do të monitorojë instuticione të ndryshme, përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj tha se duhet një Komision që strukturat dhe instuticionet investigative të japin llogari dhe të vendosen sanksione në rast se nuk përputhen angazhimet e marra nga to.

“Kush e kontrollon kontrollorin? Një problem që kemi në gjithë këtë mekanizëm është se kemi një sërë strukturash investigative kontrolluese, por ku japin këto llogari, kush i kontrollon? Dhe si mund ta realizojmë ne këtë gjë Jam dakord me risitë që sillni, i keni dhënë me alternative dhe do t’i diskutojmë?”, tha Xhafaj në fjalën e tij mes të tjerash.

Ekspertja në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion Ardita Seknaj u shpreh se janë dhënë disa propozime për krijimin e një komisioni të përhershëm në Kuvend dhe do të ketë rolin e mbikëqyrësit. Sipas saj, është parashikuar edhe krijimi i një ligji të posaçëm për të parandaluar korrupsionin.

“Kemi dhënë si propozim krijimin e një komisioni të përhershëm parlamentar për antikorrupsionin dhe integritetin, i cili do ketë jo vetëm rolin e monitorimit të zbatimit të reformës, por për të ushtruar edhe rolin e mbikëqyrësit dhe monitoruesit për institucionet çka do të ndihmonte koordinimin më mirë mes institucioneve të ndryshme që kanë funksion parandalimin e korrupsionit. Kemi parashikuar edhe krijimin e një ligji të posaçëm për parandalimin e korrupsionit që përfshin për herë të parë aty edhe sektorin privat”, tha Seknaj.

Nëse krijohet një komision tjetër, kërkohet ndryshimi i rregullores së Kuvendit, e cila mund të miratohet edhe pa konsensus me vetëm 71 vota.

“Në çdo masë jemi përpjekur që Kuvendi të ketë një rol specifik, edhe kur Kuvendi nuk është institucion i drejtpërdrejtë, përmes komisionit të përhershëm të ketë një rol të drejtpërdrejtë tek masat. Gjithë plani i veprimit është i lidhur me rolin që do ketë në këto masa”, tha Ledion Shahini, ekspert për pastrimin e parave.

Gjithashtu u propozua edhe krijimi i një instuticioni të pavarur me kompetenca parandaluese, të hetimit administrativ dhe kontrollit të përputhshmërisë. Qëllimi i krijimit të tij është shmangja e mbivendosjes së kompetencave ndërmjet institucioneve dhe strukturave që trajtojnë korrupsionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB