
TIRANË-Gjykata e Lartë ka kthyer sot për rigjykim çështjen e dy kontrollorëve të aeroportit të Rinasit Armando Fezga dhe Muhin Mezini të cilët po hetoheshin për pengim të qarkullimit ajror në 2021-in. Ata u ndaluan me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi bojkotuan punën, situatë e cila solli dhe pezullimin e fluturimeve në Rinas.
Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar të paaftë në punë.
Sipas deklarimeve në polici, Fezga dhe Mezini dyshohet se kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë në punë./ZËRI