
TIRANË- ZËRI shkoi edhe në disa nga konsultoret kryesore të kryeqytetit. Atje nënat pohojnë se kanë marrë qumësht formulë për fëmijët, shtyrë nga pediatri, rrethi familjar apo nga vetë informacionet që mbledhin në internet. Po njësoj edhe Safi tregon se është ndikuar. Ajo shpjegon presionin që ka një nënë e re kur lind, për të diktuar ushqyerjen e bebit të saj.
"Unë kam lindur në shtet, dhe në eksperiencën që kam parë me vajzën time. Sado që mamia vjen dhe bën stimulimin e gjirit, shpesh herë ato shtojnë formulë. Në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm mediatik, padiskutim ti ndikohesh. Presioni nga rrjetet socialet është evident. Isha shumë e vendosur për ta ushqyer fëmijën tim me gji, por presioni ka qenë, përsakohë unë mora me vete mora një kuti të produktit me vete."
Eksperti i IT dhe social medias, Tomi Kallanxhi tregon sesi marketohen produktet nga rrjetet sociale dhe kush janë ata që ndikohen më shumë nga reklamimi në internet. Kategoria e tretë më e ndikuar nga reklamat, janë ata që kërkojnë blerjen e produkteve farmaceutike përfshirë edhe ato të bebeve. Këtu përfshihet edhe reklamimi i ndaluar i qumështit formulë.
“Dy janë kategoritë që shesin më shumë online, rrobat dhe elektronika. E treta vjen farmaceutika. Në social media, në Instagram, është rrjeti social ku shiten më shumë produkte për fëmijë. flitet për millienials.. dhe ata janë kategoria që kanë një fëmijë. Ata që janë në Instagram ndikohen goxha nga produktet për fëmijë. Influencohen shumë, sidomos nga influencerat. Nëse influencerja është edhe nënë ndikohen. Ne si agjensi i përdorim për marketim produktesh fëmijë brenda “rregullave”. Ka raste që influencereat nuk e përdorin kurrë produktin dhe e marketojnë. Ata s’janë teknikë që ti bëjnë analizat produktit, dhe nëse produkti ka hyrë në Shqipëri është i ligjshëm. Kjo punë ka një deadline për ta dhe nuk do jenë përjetësisht influencera. Influencerat duhet të njoftojnë që është një “paid adv”, duhet ta përmendim që nuk bëhet. Ligji funksionon që ti duhet ta thuash kur ti je paguar për të folur për një produkt të caktuar."
Por ky reklamim, që do të duhet të ishte në një anë tjetër sot, për të reklamuar gjidhënien, bëhet për formulën. Neonatja Ada Simeoni tregon se përse gjidhënia po kthehet në një opsion të dytë, kur do të duhet të ishte i pari.
"Ajo që dimë me siguri është që qumështi i gjirit është më i miri për fëmijën. Ajo që ne dimë me më pak siguri, është që qumështi articial na ndihmon të arrijmë parametrat e peshës. Benefitet e qumështit të gjirit janë të pafundme. Janë benefite të përbashkëta. Kemi parë që fëmijët e ushqyer me gji janë më pak të prekur nga sëmundjet autoimune, nga infeksionet e rënda, bëjnë forma më të lehta të sëmundjeve të ndryshme krahasuar me fëmijët që ushqehen me qumësht artificial. Edhe benefitetet për nënën janë të panumërta. Gratë që ushqejnë me qumësht gjiri për një periudhë mbi 6 muaj, preken më rrallë nga kanceri i gjirit, nga kanceri i vezoreve, preken shumë më pak nga sëmundjet autoimune, nga artritet, apo problemet e zemrës."
Të njëjtin rekomandim e jep edhe Troshani: Qumështi i gjirit nuk zëvendësohet me qumështin artificial, është adapt për fëmijën. E mbron të zhvillohet më mirë. Substancat që ka ndihmojnë për zhvillimin e SN. Të mirat nuk i sjell asnjë qumësht i prodhuar në kushte articiale. Jam partizane e gjidhënies që është e para.
Ndërkohë që institucionet janë totalisht të pavëmendshme ndaj fenomeneve të reja që nxiten në rrjetet sociale, ku kutitë e qumështit formulë i serviren të gjitha nënave të reja dhe grave shtatzënë, dëmi që i shkaktohet popullatës për të ardhmen është ende i panjohur. Ajo që nënat e reja iu duhet sot është më shumë mbështetje për të njohur dhe kuptuar rëndësinë e gjidhënies për fëmijët e tyre, për një fëmijëri të plotësuar dhe një jetë plot shëndet./ZËRI