Aktualitet

Apeli vulos inceneratorin e Elbasanit, Koka dënohet me 10 vite burg, Bllako me 4, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar

Koka u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg, por do të vuajë vetëm 6 vite e 8 muaj, ndërsa Bllako do të qëndrojë dy vite e tetë muaj pas hekurave, pasi u dënua me 4 vite burgim.

F.m
Apeli vulos inceneratorin e Elbasanit, Koka dënohet me 10 vite burg, Bllako
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit, por kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Vendimi është marrë sot, kur u mbaj dhe seanca për inceneratorin e Elbasanit me trupën gjykuese: Iliriana Olldashi si kryesuese, Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi si anëtarë.

Koka u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg, por do të vuajë vetëm 6 vite e 8 muaj, ndërsa Bllako do të qëndrojë dy vite e tetë muaj pas hekurave, pasi u dënua me 4 vite burgim. Ky vendim prishi pafajësinë për Bllakon që i dha shkalla e parë. Të dy zyrtarët u dënuan edhe për ‘shpërdorim detyre’, vepër penale që u rrëzua nga shkalla e parë. Kokës iu konfiskuan edhe aksionet në kantinën e pijeve që janë në vlerën 3.7 milion euro, vlerë e njëjtë me korrupsionin e kryer prej tij.

Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime.

Stela Gugallja është dënuar me 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri dhe Jonida Zeqo me nga 2.8 vite burg, ndërsa Serafin Papa u dënua me 1 vit e 4 muaj burg. Shoqëritë ‘Albtek SH.P.K.’ dhe ‘Integrated Energy’, tashmë menaxhohen nga shteti.

Poll

MOS HUMB