Aktualitet

Shqiptari vret gruan në SHBA, përfundon dhe vetë i plagosur në spital

Peter Dauderis, i cili jeton në 29 Hadwen Lane për 22 vjet, tha se ai beson se banorët e shtëpisë ku ndodhën të shtënat kanë jetuar atje për 15 vjet. Ai nuk i njihte.

F.m
Shqiptari vret gruan në SHBA, përfundon dhe vetë i plagosur
Bruna dhe Lindi Flamuraj

SHBA- Lindi Flamuraj, një shqiptar që banonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Bruna Flamuraj. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Worcester, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Shtëpia e çiftit shqiptar ndodhet pranë një lagjeje të qetë. Peter Dauderis, i cili jeton në 29 Hadwen Lane për 22 vjet, tha se ai beson se banorët e shtëpisë ku ndodhën të shtënat kanë jetuar atje për 15 vjet. Ai nuk i njihte.

"Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është Ëest Side of Worcester,”- ka rrëfyer ai.

Deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.

Poll

MOS HUMB