Aktualitet

Arrestimi i kryekomisarit të Durrësit, i vuri ‘gjobë’ 20 mijë euro pronarit të klubit të striptizmit, u kap në flagrancë duke marrë paratë

AMP ka arrestuar në flagrancë Gazmir Precin me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës

E.K
Arrestimi i kryekomisarit të Durrësit, i vuri ‘gjobë’
Gazmir Preci

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Gazmir Preçit, me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Prenci duke shfrytëzuar funksionin e tij, i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali dhe i ka marrë atij 10 mijë euro, duke e shantazhuar se do ti bllokonte aktivitetin.

Burime bëjnë me dije se bëhej fjalë për një klub nate striprizmi në qytetin e Durrësit, ku me urdhër të Preçit ishte kryer disa herë kontroll, por nuk ishte konstatuar ndonjë aktivitet i paligjshëm. Megjithatë, Preçi ka pasur pretendime për punonjës të pasiguruar në biznes, edhe pse kjo nuk ishte pjesë e kompetencave të tij. I gjendur në kushtet e presionit, pronari i lokalit e ka denoncuar shefin e komisariatit në Agjensinë e Mbikqyrjes policore, me urdhër të të cilës u krye dhe arrestimi.

AMP bëri arrestimin në flagrance të Preçit, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa e parë prej 10 mijë eurosh.


Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë. Preçi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar G.P., me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë. Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB