Aktualitet

Asgjesohet sasi rekord kanabisi në Velipojë, shpallen në kërkim 3 vëllezërit

Si pasojë e operacionit janë shpallur në kërkim tre shtetas, të identifikuar si Marjan Ndrejaj, Pierin Ndrejaj dhe Luviq Ndrejaj

E.K
Asgjesohet sasi rekord kanabisi në Velipojë, shpallen në
Kanabis ne velipoje

SHKODËR- Një sasi e madhe prej më shumë se 24 mijë bimësh kanabis është asgjesuar nga policia në një zonë pyjore në Velipojë. Si pronarë të parcelave me kanabis policia ka identifikuar 3 vëllezër, të cilët janë shpallur në kërkim.  Marjan Ndrejaj, Pierin Ndrejaj dhe Luviq Ndrejaj, nuk janë gjetur pranë parcelave në momentin e operacionit, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy punonjës të OSHEE-së.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi.

Autorët e dyshuar, tre vëllezërit shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll u identifikuan dhe u shpallën në kërkim.

Gjithashtu nisën hetimet për T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale.

 

Poll

MOS HUMB