Aktualitet

Avokatët në Durrës 1 javë bojkot, shkak një VENDIM i Gjykatës për t'i lënë jashtë ambienteve

Tashmë në Gjykatën e Durrësit do të zhvillohen vetëm seancat për masën e sigurisë, ndërsa gjyqet penale apo civile do të shtyhen deri në përfundim të bojkotit.

E.K
Avokatët në Durrës 1 javë bojkot, shkak një VENDIM i
Gjykata e Durrësit

DURRËS- Avokatët në qytetin e Durrësit kanë nisur këtë të hënë një bojkot një javor. Kjo për shkak të një vendimi të marrë ngë Gjykata e Durrësit, e cila i detyron avokatët të qëndrojnë jashtë ambienteve deri në nisje të seancës. Sipas Gjykatës kjo bëhet për shkak se nuk ka ambiente. Por kjo nuk është pritur mirë nga avokatët, të cilët kanë marrë vendimin e bojkotit.

Tashmë në Gjykatën e Durrësit do të zhvillohen vetëm seancat për masën e sigurisë, ndërsa gjyqet penale apo civile do të shtyhen deri në përfundim të bojkotit. Lorval Petani, kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës u shpreh se vendimi i marrë nga Gjykata është i papranueshëm ndërsa shtoi se vendimi u është komunikuar të gjithëve tek për tek. Gjykata nga ana saj i ka ftuar avokatët në bisedime për gjetjen e një zgjidhje.

Lorval Petani: Qasja e Gjykatës për të lënë avokatët jashtë, në një ambient shumë të vogël dhe të tejmbushur me njerëz, jashtë çdo kushti higjenik, në një sezon si virozash ashtu edhe temperaturash të larta është e papranueshme dhe denigruese për figurën e avokatit. Nuk kemi një vendim të shkruar akoma, që të pasqyrohet arsyeja e lënies jashtë, thjesht është një vendim i administratës dhe është bërë bllokimi tek dera hyrëse e gjykatës. Vendimi na është komunikuar tek për tek./ZËRI

Poll

MOS HUMB