Aktualitet

Balla do të vlerësojë me nota drejtorët e Policisë dhe shefat e komisariateve

E para që ka hyrë në skaner ka qenë Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku pas raportimit çdo drejtues policie apo shef komisariati do të vlerësohet edhe me një “notë” për punën e bërë.

k.m.
Balla do të vlerësojë me nota drejtorët e Policisë dhe
Pamje nga takimi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nisur një tur takimesh nëpër drejtoritë e Policisë në qarqe për të bërë analizën e punës së secilës. E para që ka hyrë në skaner ka qenë Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku pas raportimit çdo drejtues policie apo shef komisariati do të vlerësohet edhe me një “notë” për punën e bërë.

Skanimi vjen pas thirrjes së Ballës, nga disa qytete të vendit, për zbardhjen e plotë të ngjarjeve kriminale.

Megjithatë, Balla ka dhënë kritikat për secilin dhe i ka lënë porosi që për vitin 2024, duke e vendosur fokusin edhe tek arrestimi i personave që janë shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB