TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar këtë të enjte nga Policia e Fierit zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytet. Po ashtu, ministri ka deklaruar se nuk duhet lejuar asnjë ndërhyrje në punën e tyre.
Taulant Balla: Fieri ka pasur nevojë gjithmonë për një rritje të forcës goditëse të policisë së shtetit ndaj krimeve të natyrës ekonomike duke shtuar edhe fenomene si zhvillimi i paligjshëm i lojërave të fatit, apo trafiqeve të ndryshme. Zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale janë një test për të fituar besimin ndaj publikut, duke theksuar se këto ngjarje do të jenë në fokus të punës së policisë e duke ngritur grupe pune të përbashkëta për zbardhjen e tyre./ZËRI