Aktualitet

Banda e Laert Haxhiut del sot para 'togave të zeza'! 'Blindohet' Gjykata e Elbasanit

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Artan Tafanin, Laert Haxhiun, Lulzim Spahian, Ligor Ramackën, Erisjano Abedinin, Marglen Topuzin, Idriz Menajn, Bujar Abenin, Enriko Xhahysën dhe Bledar Berberin.

E.K
Banda e Laert Haxhiut del sot para 'togave të zeza'!
Anëtarë të bandës së Laert Haxhisë

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit është vendosur nën masa të rrepta sigurie pasi paraditën e kësaj të diele banda e Laert Haxhiut do të njihet me masën e sigurisë ndaj tyre. Raportohet se forca të shumta të Policisë kanë rrethuar Gjykatën dhe perimetrin e saj. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Artan Tafanin, Laert Haxhiun, Lulzim Spahian, Ligor Ramackën, Erisjano Abedinin, Marglen Topuzin, Idriz Menajn, Bujar Abenin, Enriko Xhahysën dhe Bledar Berberin.

Ka qenë dëshmia e Artan Tafanit, ky i fundit tashmë i penduar i drejtësisë ajo që solli fundin e bandës, e cila akuzohet për 6 vrasje. Tafani, u shpall në kërkim nga Policia pas vjedhjes së rreth 40 mijë eurove në një Exhange në Astir. Por hetimet zbuluan se Tafani nuk ishte thjesht një grabitës i rëndomtë por një vrasës. Gjurmët çuan hetuesit në “dyert” e Laert Haxhisë.

Banda e Laert Haxhiut del sot para 'togave të zeza'!

Banda e Laert Haxhiut del sot para 'togave të zeza'!

Banda e Laert Haxhiut del sot para 'togave të zeza'!

Tafani u arrestua në një hotel në autostradën Lushnje-Fier. Në momentin e arrestimit iu gjet armë dhe disa qindra euro. Pasi u kthye në të penduarin e drejtësë ai u “zbërthye” duke treguar vrasjet me detaje, një prej të cilave vetë kushëriri I Laert Haxhisë, “trurit” të bandës që tashmë ndodhet i arrestuar dhe i burgosur në Greqi.

Operacioni “Never Forget”

Përmes dëshmisë së dhënë, Tafani ka zbardhur vrasjen e: Alban Semakut, 17 Tetor 2021;Çajup Selimit, 1 Qershor të 2021; Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021; Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021; Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 (Athinë) dhe Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 (Athinë).

Pas rrëfimit të Tafanit janë vënë në pranga 12 persona në kuadër të operacionit ‘Never Forget’ si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Organizatori i krimeve të rënda, sipas Tafanit, është Laert Haxhiu që ndodhet pas hekurave në Greqi./Zëri

Poll

MOS HUMB