
HIMARE - Fredi Beleri, i zgjedhur kryebashkuiak i Himarës, por më pas i burgosur për shit-blerje votash, ka dalë nga burgu, pasi ka marrë leje nga autoritetet. Kjo, sepse i ka ndërruar jetë gjyshja dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Ai ka qenë i veshur me syze dielli, ndoshta për të mbuluar sytë. Ai është dërguar me një mjet policie deri tek varrezat. Beleri është shoqëruar nga policia, si brenda varrezave, ashtu edhe jashtë tyre. Fredi Beleri u prit edhe nga qindra mbështetës. Ata thërrisnin në kor emrin e tij. Edhe pse mbështetësit kanë dashur që të shtrëngojnë duart me Belerin, policia nuk i ka lejuar për asnjë moment. Efektivët kanë treguar vigjilencë të madhe gjatë gjithë kohës.
'Maskarenj, turp t'ju vijë', thoshin të pranishmit në varrim. Protestuesit i janë drejtuar policisë, duke thënë se nuk shkohet në Europë duke ushtruar dhunë. Madje, në një moment, Beleri u tërhoq me forcë nga policia.
Fredi Beleri, i zgjedhur kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua për shit-blerje votash. Të qënit i burgosur e pengoi atë të betohet si kryebashkiak i Himarës. Rasti i Belerit ka shkaktuar përplasje mes Tiranës dhe Athinës./ZËRI/
/ZËRI/