Aktualitet

Bënë kërdinë me vjedhje në Spanjë, arrestohen anëtarët e bandës shqiptaro-italiane

Ata kanë shfrytëzuar mungesën e pronarëve të banesave si gjatë festave për të kryer grabitjet.

f.t
Bënë kërdinë me vjedhje në Spanjë, arrestohen
SENDET E GRABITURA

SPANJË- Tre anëtarë të një bande kriminale të përfshirë në grabitje janë arrestuar nga policia në Spanjë. Të arrestuarit, me kombësi shqiptare dhe italiane nga 38 deri në 48 vjeç, kishin kryer grabitje në shtëpitë në A Laracha, Bergondo, Carral dhe Culleredo. Ata vodhën kryesisht bizhuteri ari, ora, kostume dhe sende të tjera, shkruajnë mediat vendase.

Nga atje ata u zhvendosën dhe sulmuan shtëpitë në zonat kufitare. Ata kanë shfrytëzuar mungesën e pronarëve të banesave si gjatë festave për të kryer grabitjet, duke lënë sa më pak gjurmë dhe duke komplikuar kështu hetimet.

Ky grup u përqendrua kryesisht në shtëpi të izoluara. Garda Civile i lidh ata drejtpërdrejt me deri në trembëdhjetë grabitje në qytetet A Laracha, Bergondo, Carral dhe Culleredo. Hetimi shterues bëri të mundur gjetjen e vendit ku grupi ruante sendet e vjedhura, duke sekuestruar bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB