
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë një vendim lidhur me dosjen e Sterilizimit, ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në vendimin e marrë sot, GJKKO ka vendosur që aktet dhe fashikujt e dosjes t'u jepen pa pagesë të gjithë të pandehurve që përmenden në dosje. Kështu që për t'u dhënë kohë që ta lexojnë të plotë, seanca e radhës do të mbahet më 13 maj. Vendimi u mor në ditën e tretë që Beqaj u shfaq në SPAK për të lexuar dosjen me plot 700 fashikuj. Pas vendimit të GJKKO, ish-ministri u shpreh i kënaqur duke thënë se: Gjykata mori një vendim të drejtë!
“Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruar vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë. Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejë pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë,”- tha Beqaj.
-
Beqaj 'ngujohet' në SPAK, s'paguan dot faturën e dosjes
28 Mars, 17:20 -
-
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të Chek Up po e heton prokurorja Elida Kaçkini. Më 18 mars SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit./ZËRI