
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot, Beqaj është rikthyer për të vijuar me leximin e fashikujve të dosjes hetimore në ngarkim të tij lidhur me aferën e "Sterilizimit". Për shkak se nuk ka pranuar shumën e parave për ta marrë dosjen në "shtëpi", ish-ministri zgjodhi që ta lexonte në SPAK. Ditën e parë, më 28 mars, arriti që të përfundonte kqyrjen e 15 fashikujve nga 700 të përpiluara nga SPAK. Kështu që sot, mesa duket është rikthyer për të vazhduar leximin.
-
Beqaj 'ngujohet' në SPAK, s'paguan dot faturën e dosjes
28 Mars, 17:20 -
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të Chek Up po e heton prokurorja Elida Kaçkini. Më 18 mars SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit./ZËRI