
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqituir mëngjesin e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij. Sot, në ambientet e SPAK, Beqaj do të njihet me aktet e dosjes së "Sterilizimit", por duke qenë se nuk ka pranuar që të paguajë për të marrë të gjithë dokumentin e përpiluar nga hetuesit e SPAK, ish-ministri ka gjetur një zgjedhje alternative. Kështu Ilir Beqaj do të qëndrojë të gjithë ditën sot në ambientet e SPAK për të lexuar dosjen e plotë ndaj tij, vetëm sepse ka refuzuar që të paguajë tarifën për të siguruar dosjen e plotë ndaj tij.
Mesa duket ka nisur leximin, pasi avokati i tij pasi ka lënë klientin brenda, ka dalë jashtë dhe ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët.
"Pasi bëmë kërkesën për marrjen e kopjeve u përballëm me një faturë 10 milionë lekë të vjetra për të marrë dosjen. Pra 10 milionë vetëm për t'u informuar se ku qëndron akuza. Bëmë kërkesë që të njihemi me aktet e dosjes fizikisht. Kemi për të shqyrtuar 700 fashikujt të dosjes hetimore, deri më tani jemi në fashikullin numër 2. Lexuam dy vendime, ne kërkuam që të merrnim kopjen e akteve. U përballëm me faturën 10 milionë lekë të vjetra. Është e papërballueshme. Ky bazohet pagesa e kësaj fature? E para e punës është paksa qesharake që t'i kërkosh një pensionisti siç është Petro Mersini që të paguajë aq para për të marrin dhe të lexojnë materialet. Rrapaj nuk mund ta marri PFD sepse nuk lejohet kompjuteri në burg. Ironia është që me të njëjtin prokuror dhe gjyqtar nuk kam paguar asnjë para. Është e pamundur që të lexojmë të plotë dosjen, por do të lexojmë sa të mundemi. Unë thjesht dola për të pirë një kafe,"-tha në fjalën e tij avokati i ish-ministrit.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të Chek Up po e heton prokurorja Elida Kaçkini. Më 18 mars SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit.
Të pandehurit e tjerë në dosjen e sterilizimit janë:
1. Klodian Rjepaj, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
2. Ilir Rrapaj, i cili ndodhet nën masën e sigurisë të arrestit me burg parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
3. Marsela Serjanaj, e cila është nën masën “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
4. Saimir Kadiu, i cili ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
5. Arben Gjata, i cili ndodhet aktualisht nën masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
6. Petro Mersini, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
7. Genc Byrazeri, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
8. Naile Ajazi, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal./ZËRI