
DIMAL- Një 55-vjeçar i identifikuar me inicialet F.K është vënë në prangat e Policisë së Dimalit pasi akuzohet se ka rrahur kunatin. Ky i fundit ka marrë lëndime për shkak të goditjeve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Allambrez. Raportohet se pas një sherri për motive të dobëta, 55-vjeçari ka rrahur burrin e motrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 55 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, bashkëshortin e motrës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./ZËRI