Aktualitet

Berisha denoncoi se TIMS nuk iu njeh pasaportat, kush janë 5 personat në listë, nga Tedi Malaveci te dy pedagoge

E-Gates dhe TIMS janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vetë pasaporta e tij nuk njihej nga sistemi

E.K
Berisha denoncoi se TIMS nuk iu njeh pasaportat, kush janë 5 personat
Tedi Malaveci dhe sistemi tims

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një denoncim të fortë ditën e djeshme, ku lexoi një raport që punonjësit e policisë së shtetit i kishin dërguar eprorit të tyre Muhamet Rrumbullaku. Nga një back up që i është bërë serverit që gjeneron të dhënat e sistemit TIMS, është vënë re se ai nuk njeh dhe injoron pasaportat e 5 personave. Këta persona Berisha i ka publikuar me emra.

Në krye të listës qëndron Tedi Malaveci, kreu i dhomës kombëtare të përmbaruesve, i cili ka një dënim për trafik droge në Holandë. Pjesë e listës është dhe vetë Bruno Veizaj, i cili ka qenë punonjës në sektorin e programimit në Drejtorinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së shtetit. Sipas Berishës, ky është dhe personi që ka bërë të mundur mosnjohjen e këtyre pasaportave në sistemin TIMS.

3 emrat e tjera, që nuk gjenerojnë të dhëna në TIMS, iu përkasin 3 zonjave, dy prej të cilave pedagoge. Bëhet fjalë për Aida Jaupllarin dhe Nevila Xoxën, ndërsa personi i fundit është shtetasja Lorela Shehu, e cila sipas burimeve të ZËRIT, ka qenë punonjëse në strukturat e ministrisë së brendshme.

LETRA QË I ËSHTË DËRGUAR RRUMBULLAKUT NË DHJETOR TË VITIT TË KALUAR

I nderuar zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Me qëllim përmirësimin e problematikës së hasur me datën 9.11.2023 me sistemin E-Gates dhe TIMS, me autorizimin tuaj erdhi zoti Neritan Maliqi, ish-punonjës i ICITAP dhe zhvillues i sistemit TIMS (është fjala kjo për vitin 2009).

Gjatë hetimit të shkakut të mosfunksionimit të sistemeve u vu re se problematike gjenerohej në serverin TIMS, kodi i këtij serveri ishte ndërruar pak ditë para datës 9.11.2023.

Duke u përpjekur të kuptohet ndryshimi i ndodhur, stafi i sektorit të sistemeve ktheu në kopje back-up të këtij serveri të datës 19.5.2023.

Kopja e rikthyer u ekzaminua për të kuptuar mënyrën e funksionimit të këtij serveri, pasi departamenti i teknologjisë së informacionit, siç jeni vënë në dijeni edhe më parë. nuk disponon asnjë nga kodet e sigurisë të asnjërit prej sistemeve të sigurisë pasi nuk janë depozituar sipas procedurave standarde të punës.

Gjatë ekzaminimit të serverit të kthyer në back-up, u dallua se për një grup prej 5 dokumentesh udhëtimi të tipit pasaportë, sistemi nuk kryente kërkimin në TIMS-in kriminal.

Duke sjellë kështu moskontrollin e tyre.

Këto dokumente të injoruara u përkasin:

1.Tedi Malaveci, trafikant droge i dënuar në Roterdam vite të tëra, sot i emëruar nga Ulsi Manja dhe Edi Rama në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.

2.Aida Shuap Jaupllari.

3.Bruno Mario Veizaj, i gjithkudogjendshmi në çdo lloj krimi dixhital.

4.Nevila Cako Xoxa.

5.Lorela Shehu.

Berisha denoncoi se TIMS nuk iu njeh pasaportat, kush janë 5 personatBerisha denoncoi se TIMS nuk iu njeh pasaportat, kush janë 5 personat

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB