Aktualitet

Jugu tërheq trafikantët e huaj, arrestohet në Dhërmi i riu nga Estonia, shiste droga të forta

Sekuestrohet sasia e lëndëve narkotike që u gjet në dhomën ku 32-vjeçari qëndronte, në Dhërmi

E.K
Jugu tërheq trafikantët e huaj, arrestohet në Dhërmi i riu
Momenti i arrestimit

DHËRMI- Shtimi i numrit të turistëve në vend, ka sjellë një rritje dhe të aktivitetit kriminal në kuadër të shitjes së lëndëve narkotike, në doza të vogla. Përveç trafikantëve shqiptarë, ditët e fundit policoa ka vënë në pranga dhe shtetas të huaj që tregtojnë drogë në Shqipëri. Ditën e djeshme është bënë në pranga në Dhërmi një 32-vjeçar nga Estonia, të cilit iu gjetën sasi me droga të forta si kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe, si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin e huaj O. G., 32 vjeç, banues në Estoni.

Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën ku ky shtetas qëndronte, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers, të cilat dyshohet se 32-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi”, njofton policia e Vlorës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB