Aktualitet

BILD: Po bie borë në Gjermani! Kokaina në Europë vjen nga klanet e Shqipërisë

Kartelet e Ballkanit Perëndimor transportojnë drogën në BE nëpërmjet porteve shqiptare, Serbisë apo Turqisë.

f.t
BILD: Po bie borë në Gjermani! Kokaina në Europë vjen nga
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Po bie borë në Gjermani si kurrë më parë. Kokaina, pluhuri i bardhë i drogës nga Amerika e Jugut, është bërë droga e amvise në Gjermani, shkruan Bild. Hetuesi më i lartë i Republikës, kreu i Zyrës Federale të Policisë Kriminale Holger Münch, i pyetur nga BILD kur prezantoi statistikat e krimit të vitit 2023 u shpreh se kokaina nuk është më një drogë e elitës, por është bërë një drogë e përditshme.

Münch thotë se kjo është për shkak se kartelet e Amerikës së Jugut kanë zgjedhur Evropën si tregun e tyre të synuar. Sepse tregu amerikan është shumë i ngopur, por prodhimi vazhdon të rritet. Kështu që ata po përpiqen ta çojnë kokainën në Evropë. Nga ana tjetër Ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser, me të cilën Münch u ul para shtypit, tregon se kush e transporton koksin nga kartelet e drogës amerikano-jugore në Gjermani: “Brenda Evropës janë shpesh grupe nga Shqipëria”. 

Kartelet e Ballkanit Perëndimor transportojnë drogën në BE nëpërmjet porteve shqiptare, Serbisë apo Turqisë. Mbi të gjitha, këto grupe përdorën portet në Amerikën e Jugut, si Peruja dhe Ekuador. Kreu i sindikatës së policisë DPolG, Rainer Wendt, tha gjithashtu se grupe dhe kartele të mirëorganizuara veprojnë nga jashtë në Evropë veçanërisht nga klane nga Shqipëria, të cilat punojnë së bashku me mafian italiane dhe kartelet nga Amerika e Jugut dhe Qendrore. /ZËRI

Poll

MOS HUMB