Bota

Bill Gates gjen 'formulën' se si është e mundur të punosh vetëm 3 ditë në javë

Ndërsa Inteligjenca Artificiale mund të sjellë disa ndryshime pozitive, Gates ka pranuar edhe rreziqet e AI nëse keqpërdoret. 

E.K
Bill Gates gjen 'formulën' se si është e mundur të
Bill Gates

SHBA- Bill Gates ka treguar mënyrën se si mund të punohet vetëm tre ditë në javë duke përdorur Inteligjencën Artificiale. Multimiliarderi ishte i ftuari i radhës në podacastin "What Now?" me Trevor Noah ku u pyet për rreziqet që AI mund të sjellë në punësimin e njerëzve.

“Nëse përfundimisht arrijmë në një shoqëri ku ju duhet të punoni vetëm tre ditë në javë, ndoshta është mirë”, tha Gates.

Mund të ekzistojë një botë ku "makinat mund të bëjnë të gjitha ushqimet dhe gjërat" dhe njerëzit nuk duhet të punojnë pesë ditë pune në javë për të fituar një rrogë jetese. Ndërsa Inteligjenca Artificiale mund të sjellë disa ndryshime pozitive, Gates ka pranuar edhe rreziqet e AI nëse keqpërdoret. 

“Unë nuk mendoj se ndikimi i Inteligjencës Artificiale do të jetë aq dramatik sa Revolucioni Industrial, por sigurisht që do të jetë aq i madh sa prezantimi i kompjuterit. Aplikacionet e përpunimit të tekstit nuk e eliminuan punën e zyrës, por e ndryshuan atë përgjithmonë. Punëdhënësit dhe punëtorët duhej të përshtateshin dhe ata e bënë", tha Gates në atë kohë.

Kompanitë në SHBA dhe jashtë saj po testojnë efektivitetin e javës treditore të punës. Disa kanë dhënë raporte pozitive për përmirësimin e ekuilibrit dhe efikasitetit mes punës dhe jetës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB