Aktualitet

Afera me kompleksin ‘Partizani’, Fatmir Bektashi 2 orë e gjysmë në SPAK

Prania sot e Bektashit në SPAK nuk ka të bëjë me detyrimin e tij për t’u paraqitur 2 herë në muaj në Strukturën Antikorrupsion, por për të dhënë dëshmi në lidhje me aferën për privatizimin e kompleksit Partizani.

E.K
Afera me kompleksin ‘Partizani’, Fatmir Bektashi 2 orë e
Fatmir Bektashi

TIRANË- Ortaku i Jamarbër Malltezit, Fatmir Bektashi është paraqitur sërish sot në ambientet e SPAK. Bektashi është shoqëruar në hyrje të prokurorisë së posaçme nga avokatja e tij.

Pas 2 orësh e 30 minutash, ndërtuesi ka dalë nga ambientet e SPAK.  Marrja e deklarimeve të ndërtuesit është bërë nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët janë duke hetuar dosjen ‘Partizani’.

Prania sot në SPAK e Bektashit nuk ka të bëjë me detyrimin e tij për t’u paraqitur 2 herë në muaj në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, por është marrë në pyetje në lidhje me hetimet.

Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” në kuadër të dosjes për privatizimin e ish-klubit “Partizani”.

Ndaj Bektashit është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe bllokim i pasaportës. Gjithashtu e njëjta masë është vendosur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit ka vendosur që të mos paraqitet në GJKKO, pasi sipas tij masa e sigurisë është në shkelje të Kushtetutës. Në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” ndodhet në qeli dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua më 21 tetor në aeroportin e Rinasit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB