Aktualitet

Seanca për përdhunimin e dy vajzave në Berat, të rinjtë: Shpifje

Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, pasi zona e jashtme e gjykatës ka qenë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve.

f.t
Seanca për përdhunimin e dy vajzave në Berat, të
pamje nga vendngjarja

BERAT- Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masat e sigurisë për shtetasit Andon Shoshari, 20 vjeç dhe Ardit Nano, 33 vjeç. Dy të rinjtë akuzohen për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19 vjeçe. 

Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, pasi zona e jashtme e gjykatës ka qenë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve. Ndërkohë mësohet se gjatë seancës asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar në sallë se vajzat kanë gënjyer. 

Prokurorja Denisa Perdja ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për të dy djemtë, ndërkohë që gjyqtarja Ardjola Çela, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të Shosharit dhe Nanos, ka vendosur për ta masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, deri në mbërritjen zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore të kryer mbi vajzat.

Po ashtu nëna e dy motrave, para gjykatës ka deklaruar në media se gjithçka është gënjeshtër dhe se vajza e saj është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit, i shtyrë nga xhelozia sepse ajo ka qenë 6 muaj e martuar me Shosharin më parë. 

/ ZËRI

Poll

MOS HUMB