Aktualitet

Bllokimi i kufirit me Greqinë, nuk preket Kapshtica. Në pikat e tjera lejohet kalimi 1 herë në 4 orë

E.K
Bllokimi i kufirit me Greqinë, nuk preket Kapshtica. Në pikat e tjera
Kakavije

TIRANË- Duke filluar nga e marta, një pjesë e pikave të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura, për shkak të një greve urie që është paralajmëruar prej disa ditësh nga sindikatat në Greqi. Tre pikat e kalimit kufitar, në Kakavijë, Tre Urat, Përmet dhe Qafë Botë, do të jenë të mbyllura deri në orën 5 e 30 të datës 4 Prill.

Gjatë kësaj kohe, deri në një njoftim të dytë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të jetë e hapur. Ndërkohë që në të gjitha pikat e kalimit kufitar që do të jenë pjesë e grevës, do të ketë 1 në 4 orë, mundësi për lvizjen e mjeteve të vogla. Kalimi do të lejohet gjithashtu për automjetet që kanë emergjenca mjekësore, por jo për kamionët, autobusët apo taksitë.

Si do të funksionojë lejimi i lëvizjes 5 orë në ditë, fashat orare

02/04/2024 me orën greke

-06:00-07:00

-10:00-11:00

-14:00-15:00

-18:00-19:00

-22:00-23:00

 03/04/2024

-02:00-03:00

-06:00-07:00

– 10:00-11:00

– 14:00-15:00

-18:00-19:00

/ZËRI

Poll

MOS HUMB