
SHKODËR- Policia bën me dije se disa akse rrugore janë bllokuar në qarkun e Shkodrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Mësohet se i bllokuar është aksi rrugor që lidh Bogën me Qafë Thoren. Borëpastrueset po punojnë për të hapur këtë aks rrugor.
Gjendja e rrugëve në qarkun Shkodër:
Aksi rrugor Kir-Mali i Shoshit, i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Pukë – Fushë Arrëz i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë është i bllokuar.
Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë- lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.
Borëpastrueset janë në terren, me qëllim që të pastrojnë të gjitha akset rrugore. ‘Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.’- njofton policia.
Shqipëria u zgjua sot me reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, ndërsa ka pasur reshje dëbore në veriun e vendit. /ZËRI/