KAKAVIJË- Policia Kufitare ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ditën e nesërme se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste të organizuar nga fermerët. Bllokimi do zgjasë dy orë, pasi protesta do të fillojë në orën 18:00 dhe do të mbylet në 22:00 me orën greke. Gjatë kësaj periudhe, do të lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve që transportojnë raste emergjente shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës./ZËRI