Aktualitet

Burrë e grua u dhunuan pasi denoncuan parcelat me kanabis të fqinjit, Skënder Nika përfundon vetë në pranga, i gjendet drogë

Një prej elementëve që ka ndihmuar në zbulimin e pronësisë së parcelës ka qenë një tub vaditës, i cili dyshohet se lidhej me parcelën e kultivuar.

F.I
Burrë e grua u dhunuan pasi denoncuan parcelat me kanabis të fqinjit,
Skënder Nika

PUKË-Ngjarja e 17 qershorit, ku çifti i bashkëshortëve Skënder Nika dhe Bardhe Nika u dhunuan nga një grup personash pasi denoncuan në polici, fqnjin për parcela me kanabis ka marrë një tjetër dinamikë. Teksa 5 personat të cilët dhunuan çiftin ndodhen në kërkim, vetë Skënder Nika është arrestuar me akuzën e kultivimit të kanabisit.

Gjatë kontrolleve në zonë, policia ka zbuluar një parcelë me rreth 150 rrënjë kanabis, që dyshohet se i përkiste Nikës. Sipas hetimeve, një prej elementëve që ka ndihmuar në zbulimin e pronësisë së parcelës ka qenë një tub vaditës, i cili dyshohet se lidhej me parcelën e kultivuar.

Hetimet vijojnë dhe detaje të tjera pritet të zbardhen mbi konfliktin mes fqinjëve dhe denoncimet e bëra për parcelat me kanabis. 

Ngjarja e dhunshme ndodhi në fshatin Arst më 17 qershor, ku autorët dyshohet se i kanë zënë pritë çiftit në rrugë dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht. Sipas dëshmisë së Skënder Nikës, dhënë nga spitali, ai dhe bashkëshortja e tij janë ndaluar nga rreth pesë persona të maskuar, të veshur me uniforma të ngjashme me ato të forcave speciale RENEA dhe të pajisur me armë dhe shkopinj. Ai ka deklaruar gjithashtu se më herët ka pasur një konflikt me një familje në fshat, të cilët e kanë akuzuar për spiunazh./ZËRI

Poll

MOS HUMB