Aktualitet

Burri masakron gruan, e godet me çekiç në kokë dhe i këput veshin duke e kafshuar

Burri i shpallur në kërkim, akuzohet për sulm të rëndë

E.K
Burri masakron gruan, e godet me çekiç në kokë dhe i
Foto ilustruese

ITALI- Një 40-vjeçar nga Cesena sulmoi gruan e tij me një çekiç, duke i kafshuar më pas një pjesë të veshit.

Gruaja tani ndodhet e shtruar në spitalin Bufalini në Cesena, ku iu nënshtrua një operacioni për dëmtime në vesh. Autori i sulmit ka arritur që të shpëtojë nga policia, e cila është vënë në kërkim të tij. Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që kanë ngritur alarmin, pasi janë lajmëruar nga gruaja për ngjarjen.

Sipas rikonstruksionit të hetuesve, në mbrëmjen e 25 prillit, burri ka sulmuar gruan e tij gjatë një debati: pasi e ka goditur me shuplakë, grusht dhe shkelm, kafshoi veshin e saj, duke i shkëputur një pjesë të veshit dhe më pas e ka goditur me çekiç në kokë. Gruaja ka arritur të paralajmërojë fqinjët ndërsa i shoqi ka ikur.

Gruaja, e cila ka bërë denoncimin, është ende e shtruar në spital, ndërsa burri i shpallur në kërkim përballet me akuzat për tentativë vrasje dhe sulm të rëndë.

 

Poll

MOS HUMB