ITALI- Fasli Qibini, 64 vjeç, është vënë në prangat e policisë italiane gjatë ditës së djeshme. Shqiptari ndodhej në arrati që prej vitit 2011, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ndaj tij është dhënë një dënim me 22 vite burg në mungesë.
Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare, i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia italiane.
Sipas medias italiane Rai, Qibini konsiderohet një ndërmjetës i fuqishëm i trafikut të drogës, ku sipas hetuesve, ai menaxhoi dhe ndërmjetësoi trafikun e heroinës midis vendit të tij të origjinës, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore dhe bënte biznes me Camorra, nga klani Di Lauro deri te “Nardielli”, grup kriminal nga pala Oplontine.
Ai ishte në kërkim në të gjithë botën, por familja jetonte në Napoli, në lagjen Secondigliano, aty ku u arrestua gjatë ditës së djeshme. Në vijim të lëvizjeve dhe zakoneve të të afërmve, karabinierët kishin vënë re një rritje të shpenzimeve gjatë periudhës së Krishtlindjes, sidomos të cigareve, edhe pse askush në familje nuk pinte duhan.
Shenjë kjo se cigaret ishin për dikë tjetër. Dëshira për të dalë dhe për të blerë cigare i pavarur ishte fatale për Qibinin, sipas mediave italiane. Ai u rrethua nga ushtarë dhe u arrestua teksa ecte në Corso Secondigliano. Tani ai është i mbyllur në burgun që ndodhet në të njëjtën lagje napolitane.
Kush është Fasli Qibini?
Emri i Qibinit përmendet qysh në fillim të viteve 2000, kur në Itali u shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare e drejtuar nga Alfred Shkurti alias Aldo Bare. Pjesë e grupit që trafikonin drogë drejt Italisë, veç emrave të njohur si Edmond Bega e Enver Dondollaku, ishte dhe Fasli Qibini i njohur në grup si “Babi”.
Në vitin 2006, ai del i përfshirë në trafikun e heroinës edhe në një rast si bashkëpunëtor i klanit “Casalesi” ku bashkë me shqiptarin Lavdrim Shira dhe persona të tjerë, trafikonin heroinë në Itali./ZËRI