Aktualitet

Jo vetëm në Shqipëri! Laert Haxhiu vrau në Greqi Lulzim Qorrin dhe ‘Kel' Halilin

Grupi i Haxhiut dyshohet se ka ekzekutuar shqiptarët Lulzim Qorri dhe Dikens Halili

D.XH
Jo vetëm në Shqipëri! Laert Haxhiu vrau në Greqi Lulzim
Dikens Halili dhe Lulzim Qorri

TIRANË- Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë zbardhur 6 vrasje falë dëshmisë së dhënë nga bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani. Ai ka nxjerrë emrat e personave që kanë kryer vrasje me pagesë,  pjesë e grupit të Laert Haxhiut me bazë në Lushnje. Vrasjet kanë ndodhur në kohë të ndryshme në vende të ndryshme, në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë. Por kush janë dy vrasjet e bujshme të ndodhura në Greqi, që janë zbardhur nga drejtësia shqiptare falë të bashkëpunëtorit të drejtësisë?

Vrasja e Lulzim Qorrit, datë 12 dhjetor 2018

Jo vetëm në Shqipëri! Laert Haxhiu vrau në Greqi Lulzim
Lulzim Qorri

Lulzim Qorri, 44 vjeç, u vra në Athinë në një atentat më 12 dhjetor të vitit 2018. Policia e Shtetit tha në atë kohë që viktima ka qenë duke pirë një kafe në sheshin qendror të kryeqytetit grek, në “Omonia”. Vrasja ka ndodhur pak përpara orës 23:00, teksa luhej një ndeshje futbolli dhe në lokal kishte shumë shqiptarë. Dy persona me motoçikletë ndaluan përpara lokalit. Një nga personat në motoçikletë, zbriti dhe ekzekutoi Qorrin. 44-vjeçari ndërroi jetë, pasi kishte marrë tre plumba në kokë. Qorri ishte arrestuar në Shqipëri më 2016, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në rajon.

Vrasja e Dikens Halilit, 3 tetor 2021

Jo vetëm në Shqipëri! Laert Haxhiu vrau në Greqi Lulzim
Dikens Halili

Dikens Halili u ekzekutua më datë 3 tetor 2021 në Athinë. Ai u vra në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Agios Panteleimon”. Halili nga Tepelena ishte person me precedent penal dhe i njohur edhe nga drejtësia greke. Në vitin 2010, atij i ishte bërë atentat me makinë. Shpërthimi ishte aq i fortë, sa theu edhe xhamat e dyqaneve pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Halili dhe një grua që ishte në sediljen e pasagjerit, arritën që të shpëtojnë.

Nga viti 2011-2012, Dikens Halili ishte akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, anëtarët e së cilës kërcënonin pronarët e “shtëpive të kuqe” (bordellove) në Athinë, për t’iu marrë paratë. Nëse pronarët nuk pranonin shantazhin, Halili dyshohet se iu vinte zjarrin bordellove. I njohur edhe si “Keli”, 39-vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë dhe në trafikun e drogës në Greqi. Shqiptari ishte në lokalin e tij, kur një person i paidentifikuar e ka qëlluar tetë herë me armë. Edhe pse u dërgua i plagosur, Dikens Halili ndërroi jetë në spital. Ai kishte marrë një plumb në kokë, dy në bark dhe një në shpatull.

OPERACIONI "NEVER FORGET"

Mbrëmjen e së mërkurës, deri paraditen e sotme, Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Never Forget”. Janë zbardhur në total 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje. Në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. Laert Haxhiu sipas Policisë së Shtetit është organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB