
DURRËS- 34-vjeçari Silvester Oleug dhe partnerja e tij, Vera Ruani përgjakën bregdetin e Adriatikut dje. I riu ndërroi jetë teksa tentoi që të bënte xhiro me jet-ski, ndërsa vajza që e shoqëronte, Vera Ruani ndodhet në gjendje të rëndë. "Klan" ka siguruar pamjet e momentit kur ndodh aksidenti në plazhin pranë shkëmbit të Kavajës. Siç duket në video, dy turistët anglezë presin të nisen për në det me mjetin e lundrimit, ndërsa nga bregu miqtë e tyre i filmojnë.
Teksa dy turistët anglezë lundrojnë në det, dy efektivë të policisë kufitare paraqiten pranë biznesit për të kontrolluar dokumentacionin. Por ndërsa në tokë po bëheshin kontrolle, 8 minuta pasi nisën nga bregu i detit, viktima Sylvester Obeng, i cili ishte drejtuesi i mjetit kreu një manovër dhe përfundoi poshtë mjetit. Partnerja e tij gjithashtu përfundoi në det të hapur.
MOMENTI ME VIDEO:
E gjithë skena u pa nga miku i tyre që po i filmonte nga bregu i detit. Ai menjëherë lajmëroi pronarin e biznesit dhe efektivët e Policisë që për fat ishin në vendin e ngjarjes. Me të marrë sinjalin, mjeti lundrues i Policisë kufitare shkoi pranë turistëve, por për 34-vjeçarin ishte tepër vonë.
Sot, Policia bëri me dije se ka vënë në pranga Luis Xhumarin, operator turistik, pasi u ka dhënë turistëve jet-ski me qira pa pasur lejen për drejtimin e mjetit lundrues. Bazuar në rregullore, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm kur drejtuesi është i pajisur me leje përkatëse./ZËRI