
SARANDË- Kanoset nga dy shtetase një prokurore në Sarandë. Hetuesja, e cila nuk është identifikuar me emër, është kërcënuar në ambientet e punës së saj, në Prokurorinë e Sarandës nga dy të afërmet e një të miture, viktimë e një vepre penale.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë.
Fillimisht, të dyja gratë kërkuan takim me prokuroren dhe pasi shkuan në zyrën e saj dhe përdorën gjuhë fyese dhe kërcënime, pasi prokurorja kishte caktuar "arrest shtëpie" për të dyshuarin e veprës penale.
Të dyshuarat, të cilat nuk kanë qenë dakord me këtë masë sigurie dhe kanë kanë nisur me fyerjet, ndërkohë prokurorja ka njoftuar për ngjarjen Komisariatin e Policisë Sarandë. Efektivët kanë shoqëruar të dyshuarat, nga të cilat janë marrë dëshmitë e tyre. Por për ngjarjen, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar./ZËRI