Aktualitet

5 mln euro tenderë te AKSHI/ Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Në të dyja rastet, është kompania Advanced Business Solutions-ABS me pronar z.Gerond Meçe që është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik duke kërkuar ndërhyrjen e këtij autoriteti.

Redaksia Zëri
5 mln euro tenderë te AKSHI/ Gerond Meçe i çon të
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Që prej fillimit të vitit duket se ka një rivalitet të fortë (!) në lidhje me tenderët milionësh të AKSHI-t ku asnjë procedurë deri më tani nuk ka ndjekur praktikën normale të një tenderi pa kaluar njëhërë nga Komisioni i Prokurimit Publik. E njëjta gjë ka ndodhur sëfundmi edhe me dy tenderë me vlerë totale rreth 5 milionë euro (me TVSH). Tenderi i parë me fond limit rreth 2.3 milion euro pa TVSH është ai me objekt “Permiresimi dhe Integrimi i Sistemeve te Menaxhimit te Informacionit per Ndihmen Ekonomike, Personat me aftesi te Kufizuar dhe Sherbimit Social”, organizuar nga AKSHI.

5 mln euro tenderë te AKSHI/ Gerond Meçe i çon të

Tjetër tender është ai me objekt “Biletimi qendror Online per Muzete dhe Sitet e Trashegimise Kulturore. Permiresimi i sistemit te Biletimit elektronik dhe platforma e shitjes se biletave” dhe fond limit rreth 2.2 milion euro.

Në total, të dy tenderët kapin një vlerë rreth 5 milion euro me TVSH.

Siç konstaton Skyweb.al, në të dyja rastet, është kompania Advanced Business Solutions-ABS me pronar z.Gerond Meçe që është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik duke kërkuar ndërhyrjen e këtij autoriteti.

5 mln euro tenderë te AKSHI/ Gerond Meçe i çon të

Ky nuk është rasti i parë ku ABS përplaset në KPP me operatorët e tjerë. Më herët, Skyweb.al raportoi mbi një përplasje të ngjashme mes Advanced Business Solutions dhe Soft&Solutions në lidhje me tenderin për me fond limit 10 milion euro për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore në Shqipëri.

KLGJ kishte shpallur fituese ofertën 9.3 mln euro të Soft & Solution të Ermal Beqirit dhe KREATX të Panajot Gjiknurit kundrejt asaj 8.3 mln euro të ABS dhe Data Log.

Nisur nga kjo, ABS u ankua në KPP duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të KLGJ-së dhe rikthimin e tyre në garë. Madje ABS kërkoi edhe organizimin e një séance dëgjimore për të kuptuar “shkaqet që çuan në vendimin e KVO-së së KLGJ për të skualifikuar ofertën e tyre”.

5 mln euro tenderë te AKSHI/ Gerond Meçe i çon të

Advanced Busines Solutions dhe Soft & Solution janë dy kompanitë që kanë marrë pjesën dërrmuese të tenderëve të AKSHI-it gjatë viteve të fundit. Siç rezulton nga të dhënat e thesarit të publikuara nga OpenSpendingAlbania, ABS ka marrë rreth 48 milion euro pagesa nga thesari gjatë 5 viteve të fundit, kurse Soft & Solution vjen me rreth 24 milion euro./skyweb.al

Poll

MOS HUMB