Qytetërim

Del formacioni i ndeshjes kundër Spanjës, ikën Hysaj

Në portë edhe sot do të jetë Strakosha, në ndihmë të të cilit do të jenë kapiteni Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Mario Mitaj dhe Balliu.

k.m.
Del formacioni i ndeshjes kundër Spanjës, ikën Hysaj
Foto ilustruese

GJERMANI- Del formacioni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Kur më pak se dy orë kanë mbetur nga përballja e kuqezinjve me favoritët e këtij "Euro2024", Spanjën, është zbuluar edhe skuadra me të përzgjedhurit e Sylvinho-s. Në portë edhe sot do të jetë Strakosha, në ndihmë të të cilit do të jenë kapiteni Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Mario Mitaj dhe Balliu. Ky i fundit do të zëvendësojë në formacion Elseid Hysajn, i cili në dy ndeshjet e fundit, nuk e ka kryer mirë "detyrën" e tij si mbrojtës.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

Në mesfushë do të jetë Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, ndërsa sulmi do t'i besohet Nedim Bajramit dhe Rey Manajt. Me këtë zgjedhje, edhe në këtë ndeshje portugezi ka lënë jashtë Armando Brojën. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të aktivizohet më vonë gjatë ndeshjes.

Ndërsa Spanja do të luajë me formacion të ri.

FORMACIONI: Raja, Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; Zubimendi, Mikel Merino; Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, Hoselu./ZËRI

Poll

MOS HUMB