
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pas 8 orësh që ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Menjëherë sapo doli, qëndroi për të dhënë një prononcim për mediat, duke u shprehur edhe njëherë se ky ishte takim i kërkuar nga vetë ai. Më pas, theksoi se sot ezauruan çështjen e inceneratorëve, duke shtuar se ka dhënë edhe detaje të tjera lidhur me dosjen. Por shtoi se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.
"Falenderoj kolegët e SPAK, ma ka rritur bindjen që është krijuar një institucion serioz në Shqipëri. Është një institucion me të cilin unë nuk kisha bëja më herët. Isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, dhashë të gjitha shpjegimet e nevojshme pasi kisha kohë që kërkoja një takim. Ezauruam çështjen e inceneratorëve. U thanë edhe detaje të tjera, dy kolegët më kanë kërkuar që për çështje të hetimit që të mos i ndaj me gazetarët. Ndjehem mirë që unë dhe ata që dua të ndjehen më të lehtësuar, por edhe armiqtë e mi ndjehen më të lehtësuar. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak. Ka nisur mbledhja e këshillit Bashkiak dhe duhet të shkoj. Erdha një orë më parë sepse.... Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve të opozitës *nuk kuptohet mirë fjalia.,"-tha Veliaj.
Në lidhje me hetimet e inceneratorit të Tiranës ndodhen në burg Alqi Bllako, Taulant Tusha, Namik Simirxhiu, Bledar Karoli dhe Lefter Koka. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë. Në kërkim janë biznesmenët pronar të "Integrated Energy”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi mbrëmjen e 8 dhjetorit ku u lëshuan 15 urdhër-arreste.
Për Veliajn kjo është hera e parë që merret në pyetje nga SPAK. Ka qenë prokurori Dritan Prençi, ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të tij. Për inceneratorin e Tiranës ndodhen në burg Alqi Bllako, Taulant Tusha, Namik Simirxhiu, Bledar Karoli dhe Lefter Koka. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë. Në kërkim janë biznesmenët pronar të "Integrated Energy”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./ZËRI