Aktualitet

Delvina në prag katastrofe, flakët gati të përfshijnë spitalin, nis heqja e bombolave të oksigjenit

Flakët i janë afruar spitalit të qytetit dhe gjendja cilësohet si kritike.

f.g
Delvina në prag katastrofe, flakët gati të përfshijnë
Delvinë

Delvinë- Përshkallëzohet situata e zjarrit në Delvinë. Flakët i janë afruar spitalit të qytetit dhe gjendja cilësohet si kritike. Për të shmangur aksidente tragjike, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit në spital, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe viktima.


Largimi i tyre po bëhet nga punonjësit dhe stafi. Gjithashtu burime për ZËRI bëjnë me dije se i gjithë stafi i spitalit është në gatishmëri dhe në perimetër sigurie përreth godinës./ZËRI

Poll

MOS HUMB