Aktualitet

Dënohen 100 vite burg, 16 të akuzuarit e operacionit ‘Shpirti’

GJKKO ka dënuar 150 vite burg, 16 personat e akuzuar gjatë operacionit "Shpirti", por për të pandehurit janë ulur dënimet, pasi u gjykuan me gjykim të shkurtuar.

D.XH
Dënohen 100 vite burg, 16 të akuzuarit e operacionit
Operacioni Shpirti

TIRANË - GJKKO ka dhënë vendimin për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti”, të cilët janë gjykuar me procedurë të shkurtuar.

Në total, 16 persona janë dënuar me 150 vite burg, por pas gjykimit të shkurtuar, janë dënuar me 100 vite.

Dënimet e dhëna:

Aleks Memaj, 10 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Saimir Kurti, 8 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Erind Hysomemaj, 8 vite me gjykim të shkurtuar.

Klajdi Ademi (Hysomemaj), 8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Toni Kushi, 8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Mariglen Çaçi, 8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Aleksandër Neço, 8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Çezar Xhomemo, 2 vite burg, por ka mbyllur dënimin në paraburgim, fiton lirinë.

Shkëlzen Kamberi, 8 vite burg.

Malton Lleshi, 8 vite burg.

Luan Zylyftari, akuzuar për kultivim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, por shpallet i pafajshëm.

Artan Zylyftari, 5 vite e 4 muaj burg.

Geri Zylyftari, 5 vite e 4 muaj burg.

Erind Zylyftari, 5 vite e 4 muaj burg.

Ilir Gaba, 5 vite e 4 muaj burg.

Festim Lelaj, 2 vite burg.

Operacioni “Shpirti” u zhvillua në vitin 2021, ku janë goditur disa grupe kriminale. Hetimi i karabinierëve çoi në pranga 38 persona. Policia italiane sekuestroi një pasuri me vlerë 4 milionë euro.

Katër bashkëpunëtorë të drejtësisë rrëfyen përpara gjykatës italiane trafikun e drogës që kryhej nga Shqipëria në Itali.

Ata thanë se “kokë e grupit” ishte Ilirjan Duçellari. Mes të arrestuarve kishte policë, por ishin edhe dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB