Aktualitet

Dënohet me 35 vite burg Ludjan Zaimi, polici që vrau kolegun pas bullizimit

Gjykata vendosi ta dënojë Zaimin me burg ndërsa në rrëfimet e tij në gjykatë, autori është shprehur se viktima e bullizonte, duke e bërë këtë shkakun konkret të aktit të rëndë

f.g
Dënohet me 35 vite burg Ludjan Zaimi, polici që vrau kolegun pas
Ludjan Zaimi, autor i vrasjes

TIRANE- Ludjan Zaimi, efektivi i Policisë që vrau kolegun e tij çaush Saliasi në ambientet e komisariatit 3 në Tiranë ëshë dënuar me 35 vite burg. Gjykata vendosi ta dënojë Zaimin me burg ndërsa në rrëfimet e tij në gjykatë, autori është shprehur se viktima e bullizonte, duke e bërë këtë shkakun konkret të aktit të rëndë. Ngjarja ndodhi më 23 maj të vitit 2022 ndërsa autori ka thënë se me Saliasin kishte patur marrëdhënie miqësore dhe më pas janë konfliktuar.

Zaimi ishte nën kurim me antidepresantë “seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar çrregullime dhe probleme të tjera të rënda të shëndetit mendor, si skizofrenia e çrregullime bipolare. Prej kohësh ai ankohej për daljen në shërbim me të, tregonte se Saliasi e bullizonte, e shante, e quante ‘qorr’ dhe nuk ia kursente as personat e familjes.

Por, të gjitha këto ankesa, kishin rënë në vesh të shurdhër. Situata kishte vijuar e tillë deri më 23 maj, ditë kur po bëhej instruktazhi. Pamjet e rënda që u publikuan në media treguan se si Saliasi la sallën e u ul në shkallën pranë derës së komisariatit. Fill pas tij, doli 25-vjeçari Zaimi. Pas pak sekondash, i riu nxjerr armën dhe nis të qëllojë pa ndalim në drejtim të 55-vjeçarit. Pavarësisht se ky i fundit tentoi të mbrohej, nuk ia doli dot. Mori plumbat në pjesë të ndryshme të trupit në sy të të paktën nëntë kolegëve që i vetmi veprim që bënë ishte të ngrinin duart lart./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB