Aktualitet

Taksitë në Rinas, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për TIA

Problemet me taksitë në Rinas kanë lindur prej gati 1 viti, ku Autoriteti i ka kërkuar koncesionarit që të lejojë të gjitha kompanitë e taksive të operojnë në zonë. Por ngërçi vazhdon dhe ende s'ka marrë zgjidhje.

f.g
Taksitë në Rinas, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për
Foto ilustruese

TIRANE- Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për Tirana International Airport SHPK dhe kompanisë Auto Holiday Albania SHPK, për shërbimin taksi në lëvizjen afër dhe larg aeroportit të Rinasit. Konkurrenca vë theksin te "sjellja" e TIA, që sipas institucionit mund të përbëjë abuzim me pozitën dominuese duke refuzuar aksesin ndërmarrjeve të tjera që janë të licensuara dhe që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor të udhëtarëve me taksi nga aeroporti drejt Tiranës apo një destinacioni tjetër». Verifikimet janë shtrirë në një hark kohor prej 20 muajsh, nga 1 janari 2022 deri më 15 tetor 2023 dhe pritet të provojnë nëse kompania koncesionare e Rinasit e ka kufizuar konkurrencën e shërbimit të taksive në aeroport, duke mos lejuar asnjë operator tjetër përveç kompanisë Auto Holiday Albania. Problemet me taksitë në Rinas kanë lindur prej gati 1 viti, ku Autoriteti i ka kërkuar koncesionarit që të lejojë të gjitha kompanitë e taksive të operojnë në zonë. Por ngërçi vazhdon dhe ende s'ka marrë zgjidhje.

NJOFTIMI I AUTORITETIT TË KONKURRENCËS:

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 13.09.2023, me Vendimin nr. 1013, datë 13.09.2023, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK dhe ndërmarrjes Auto Holiday Albania SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 15 tetor 2023.

Pavarësisht se ndërmarrja TIA ka zbatuar VKK nr. 987, datë 24.05.2023 “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës”, fakti që deri në momentin e konstatimit nga Autoriteti i Konkurrencës ndërmarrja Tirana International Airport  SHPK ka vendosur në zonën e jashtme të mbërritjeve (ose ndryshe zona Kiss&Fly) tabelën me shkrimin “Ndalohet taksi pa pasagjerë”, si dhe nuk ka lejuar ofrimin e shërbimit dhe taksive të tjera që operojnë në treg, brenda territorit të Aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, i cili për nga vet natyra është një facilitet esencial për kryerjen e transportit ajror si dhe kjo ndërmarrje është poseduese dhe administruese e vetme e infrastrukturës dhe faciliteteve të aeroporti ndërkombëtar të Tiranës, duke zotëruar 100% të pjesëve të tregut përkatës, në kuptim të nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sjellja e TIA mund të përbëj abuzim me pozitën dominuese duke refuzuar aksesin ndërmarrjeve të tjera që janë të licensuara dhe që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor të udhëtarëve me taksi nga aeroporti drejt Tiranës apo një destinacioni tjetër.

Po gjatë mbledhjes së dates 13.09.2023 Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrtim dy njoftime përqendrimi:
1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, nga shoqëritë Messer SE & Co. KGaA dhe Toyota Tsusho Europe.
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Vrumona B.V. nga shoqëria Royal Unibreë A/S nëpërmjet shoqërisë Company of June 2023 B.V.
Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1011, datë 13.09.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, nga shoqëritë Messer SE & Co. KGaA dhe Toyota Tsusho Europe dhe me Vendimin nr. 1012, datë 13.09.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Vrumona B.V. nga shoqëria Royal Unibreë A/S nëpërmjet shoqërisë Company of June 2023 B.V./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB