Aktualitet

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës 'zbresin' sot në fushën e futbollit, emrat paraprakë

ZËRI ka siguruar edhe emrat paraprakë të deputetëve që do të përballen me ata të Kosovës.

f.t
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës
Shqipëri-Kosovë

KOSOVË-Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës do bëhen bashkë, këtë herë jo në parlament, por në një fushë futbolli, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Prishtinë. Kuvendi i Kosovës ka lajmëruar që ndeshja do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Nga Shqipëria, ekipi do të përbëhet nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

“Të dielën zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë. Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Ndërkohë ZËRI ka siguruar edhe emrat paraprakë të deputetëve që do të përballen me ata të Kosovës. Përveç socialistëve në ekipin e Shqipërisë do jenë edhe deputetë nga opozita.

EMRAT:

Bledar Çuçi
Florenc Spaho
Eduard Shalsi
Plarent Ndreca
Arkend Balla
Anduel Tahiraj
Ilir Topi
Denis Deliu
Lavdrim Krrashi
Alban Xhelili
Taulant Balla
Xhemal Qefalia
Frrok Gjini
Gledis Çeliku
Ulsi Manja

Gazment Bardhi
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Saimir Korreshi
Flamur Hoxha
Ramadan Likaj
Xhelal Mziu
Kastriot Piroli
Petrit Doda

Ngelet për tu parë se kush do të fitojë në ndeshjen miqësore me kolegët e parlamentit të Kosovës./ZËRI

Poll

MOS HUMB