THETH- Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Theth, aty ku prej tri ditësh po zhvillohet një aksion nga IKMT-ja. Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia dëgjohen që përplasen me efektivët e policisë që kanë rrethuar zonën. Mes tyre ka pasur dhe ofendime e përplasje verbale.
“O legen, çfarë the, të tërheq zvarrë the? O legen, afrohu se qenke i fortë ti,”- dëgjohet të thotë Spahia.
Situata me shembjet në Theth vijon pre tre ditësh, kryeministri Rama ka dhënë urdhër për shembjen e çdo godine të ngritur pa leje, qoftë edhe kabinat prej druri të pushimit. Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë aksion, pasi janë shprehur se kanë investuar të gjitha kursimet e jetës në emigracion dhe janë kthyer në vendin e tyre pasi kanë dëgjuar kryeministrin Rama që u premtoi se do tu legalizonte objektet e ngritura dhe do tu falte të gjitha gjobat për ndërtim pa leje. Dje pati dhe forca të FNSH-së të pranishme që kanë ndërhyrë me armë zjarri. Banorët i kanë vënë flakën një prej mjeteve të punës dhe urës që të mos lejonin futjen e isnpektorëve dhe efektivëve./ZËRI/