Aktualitet

Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim

Megjithatë, SPAK nuk flet me emra, por thekson se asnjëri prej 140 deputetëve të zgjedhur nuk është nën hetim.

zh.ll
Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025. SPAK ka deklaruar për Top Channel se zyrtarisht të 140 emrat (ligjvënësit e rinj) nuk janë të regjistruar si emra nën hetim. 

“Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thotë SPAK për Top Channel.

Megjithatë, SPAK nuk flet me emra, por thekson se asnjëri prej 140 deputetëve të zgjedhur nuk është nën hetim. Kjo sipas ekspertëve, ka treguar se prokuroria e Posaçme regjistron një çështje pa emër konkret, mbledh prova rreth saj dhe më pas sapo e regjistron emrin në regjistrin e njoftimit të veprave penale jo shumë larg nga ky veprim ngre akuzën qoftë edhe ndaj një politikani.

Kjo përgjigje e SPAK shtron një terren me të qetë për partitë. Që do të thotë se deputetët socialistë, tani për tani, mund të presin me më pak stres përbërjen e re të kabinetit qeveritar, ndarjen e pushtetit në mandatin e katërt dhe ecurinë e karrierës në parti. Ndërsa deputetët e opozitës, mund  të bëjnë të qetë strategjinë kundër qeverisë 2025-2029.

Vlen të theksohet se ky është një lajm i mirë, pasi deri më tani janë dëgjuar akuza për korrupsion, pastrim parash apo shkelje tenderash, etj. Akuza që u ngritën ndaj emrave të njohur të politikës shqiptare, si: Ilira Meta, Erjon Veliaj, Monika Kryemadhi dhe Klotilda Bushka. Gjithashtu edhe edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe Fatmir Mediu janë dorëzuar më herët si të pandehur në gjykatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB