Aktualitet

Deputeti i PS-së në sallën e operacionit te Trauma, mjeku: Ka politraumë. Ndërhyrja marrë kohë

Sipas mjekëve, Çela është në gjendje stabël dhe se ndërhyrja do të kërkojë kohë. Nga të dhënat, mësohet se deputeti ka politraumë. 

a.l
Deputeti i PS-së në sallën e operacionit te Trauma, mjeku: Ka
Mjeku

TIRANË- Mjeku i Spitalit të Traumës ka folur për gjendjen e deputetit socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit në magazinën në Lushnje. Ai tha se deputeti ka disa dëmtime në pjesën e barkut, është rigzaminuar dhe është futur në sallë. Sipas mjekëve, Çela është në gjendje stabël dhe se ndërhyrja do të kërkojë kohë. Nga të dhënat, mësohet se deputeti ka politraumë. 

"Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen… Ndërhyrja ndaj tij do të kërkojë pak kohë", tha mjeku.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit në një magazinë në pronësi të tij në Lushnje ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 

Çfarë dimë deri më tani?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB