
TIRANË – Gjykata e Tiranës ka lënë në burg gjatë ditës së sotme Maliq Markun, i cilu vrau fqinjin e tij Shefqet Hasa dhe plagosi shtetasin Ismet Keqa, për shkak të konfliktit për kanalin e ujërave të zeza.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Laknas të Kamzës. Gjatë seancës, Marku ka bërë edhe një dëshmi të çuditshme. Ai tha se ka një komplot serbo-malazez kundër tij. ‘Ka një komplot serbo-malazez kundër meje’, ka thënë Marku në gjykatë.
Marku u la sot në paraburgim nga ana e gjykatës. Prokurori i çështjes deklaroi gjatë ditës së sotme se Marku shfaq rrezik për t’u larguar edhe nga Shqipëria. Kjo, pasi ai kishte prerë biletë për t’u larguar nga vendi për në Angli, pikërisht ditën e krimit.
70-vjeçari Maliq Marku, vrau me armë zjarri fqinjin e tij Shefqet Hasa dhe plagosi shtetasin Ismet Keqa, pas një konflikti për kanalin e ujërave të zeza./Zëri.ai/