Aktualitet

SPAK ende "diskret"/ Zbardhen DETAJE nga operacioni “Plumbi i Artë 2”, sa urdhër-arreste janë ekzekutuar

Dyshimet janë së fshihen në Dubai, që aktualisht është kthyer në "parajsën" e personazhëve të botës së krimit, pasi vendi nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.

k.m.
SPAK ende "diskret"/ Zbardhen DETAJE nga operacioni “Plumbi i
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për operacionin "Plumbi i artë 2", nga SPAK janë firmosur mbi 33 urdhër-arreste, por janë ekzekutuar vetëm 15 prej tyre, pasi shumë nga të kërkuarit nuk ndodhen në Shqipëri. Dyshimet janë së fshihen në Dubai, që aktualisht është kthyer në "parajsën" e personazhëve të botës së krimit, pasi vendi nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.

Hetuesit e SPAK raportojnë se kanë zbardhur 6 ngjarje të rënda kriminale vrasje e atentate dhe dy vjedhje, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe pastrim parash. Sa i përket ngjarjeve kriminale, ZËRI zbuloi dje se bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, vrasjen e Klevis Kapllanit, vrasjen e Andi Zylyfit dhe atentatin e Irfan Hazizit. Megjithatë, lidhur aksionin e djeshëm, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB